Suharekë, për 6 muaj 8 raste të lëndimeve aksidentale

15.07.2021

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i rasteve të lëndimeve aksidentale. Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në takimet e sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e rasteve të lëdnimeve aksidentale kanë ndodhur këtë […]

Suharekë, për 6 muaj 8 raste të lëndimeve aksidentale Foto: Ilustrim

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i rasteve të lëndimeve aksidentale.

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në takimet e sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e rasteve të lëdnimeve aksidentale kanë ndodhur këtë vit në Komunën e Suharekës në periudhën janar-qershor.

Për gjashtë muaj, në Komunën e Suharekës kanë ndodhur 8 raste të lëndimeve aksidentale.

Gjatë muajit janar të vitit 2021 ndodhi një rast i lëndimit aksidental, në shkurt 4 raste të tilla, në mars ka ndodhur një rast i lëndimit aksidental, në prill nuk ka pasur asnjë rast të tillë.

Ndërsa në maj ka ndodhur një rast i lëndimit aksidentale dhe në muajin qershor një rast i tillë.

MuajiNr. i rasteve të lëndimeve aksidentale
në Komunën e Suharekës
Janar 20211
Shkurt 20214
Mars 20211
Prill 20210
Maj 20211
Qershor 20211
TOTAL8