Suharekë: Për 6 muaj 13 raste të falsifikimit të parave

28.06.2021

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera. Mirëpo në shumë raste, disa persona me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, […]

Suharekë: Për 6 muaj 13 raste të falsifikimit të parave Foto: Ilustrim

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera.

Mirëpo në shumë raste, disa persona me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.

Në para të falsifikuara është hasur edhe në Komunën e Suharekës, ku vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, janar-prill, në Policinë e Kosovës në Suharekë janë raportuar 12 raste të parave të falsifikuara.

Në bazë të takimeve të sigurisë lokale të mbajtur nga kryesuesja, nënkryetare e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka dhe përfaqësues të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës figuron që në janar të 2021’s në Policinë e Kosovës në Suharekë është raportuar një rast i parave të falsifikuara, numër ky i cili në muajin shkurt të po të njëjtit vit është rritur për tri.

Ndërsa, në muajin mars, 2021, në Komunën e Suharekës rastet e parave të falsifikuara është rritur duke krahasuar me dy muajt paraprakë, ku janë raportuar 7 raste të tilla.

Kjo dukuri te qytetarët e Komunës së Suharekës ka vazhduar t’i përcjellë edhe gjatë muajit prill ku u raportua 1 rast të parave të falsifikuara.

Po ashtu edhe më 5 qershor në Suharekë është hasur në para të falsifikuara, ku një punëtore në një qendër tregtare ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare ka paguar me një kartëmonedhë prej 20 eurove e cila dyshohet të jetë falso.

Monedha ishte konfiskuar nga forenzika. Me vendim të prokurorit rasti kishte shkuar në procedurë të rregullt./SuharekaOnline/

MuajiNr. i rasteve të parave të falsifikuara
në Suharekë
Janar, 20211
Shkurt, 20213
Mars, 20217
Prill, 20211
Maj, 20210
Qershor, 20211
TOTAL13