Suharekë, organizohet diskutim publik për statutin e QKMF-së

21.01.2022

Draft-Statuti i QKMF-së si akti më i lartë të këtij institucioni duhet të jetë në harmoni dhe përputhshmëri me Ligjin për Shëndetësinë dhe Udhzimin Administrativ për kujdesin parësor dhe shëndetsor. Ndërkaq, pas këtij njoftimi, Komuna e Suharekës ka bërë edhe një njoftim tjetër, ku është bërë e ditur se është organizuar diskutim publik për Projekt-Statutin […]

Suharekë, organizohet diskutim publik për statutin e QKMF-së Foto: Ilustrim

Draft-Statuti i QKMF-së si akti më i lartë të këtij institucioni duhet të jetë në harmoni dhe përputhshmëri me Ligjin për Shëndetësinë dhe Udhzimin Administrativ për kujdesin parësor dhe shëndetsor.

Ndërkaq, pas këtij njoftimi, Komuna e Suharekës ka bërë edhe një njoftim tjetër, ku është bërë e ditur se është organizuar diskutim publik për Projekt-Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

“Duke pas parasysh përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, kryetari i Komunës përdor mekanizmin e konsultimeve dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të tyre, në diskutimet, vlerësimet, vërejet, propozimet për çështjet me interes të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të komunës, diskutimi publik për Projekt-Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë do të jetë nga data 21.01.2022 deri më 05.02.2022.

Vërejtjet, propozimet, sygjerimet dhe komentet e juaja mund ti dorëzoni në Zyrën nr. 2 dhe nr. 3 në Objektin e Komunës, çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në ora 16:00.