Suharekë, nuk e pranon fajësinë se uzurpoi pronën e vëllait, ndërpritet seanca pasi mungon i dëmtuari

11.10.2021

Gjyqtari Lavdim Bajraktari, në mungesë të të dëmtuarit R.B ka ndërprerë seancën e shqyrtimit gjyqësor, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar më 4 nëntor 2021 në orën 9:00. Ndërkohë, V.B ka deklaruar se paluejshteshmria të cilën po e kërkon vëllai i tij, R.B, ishte e S.B i cili s’kishte pasur djalë për t’ia lënë […]

Suharekë, nuk e pranon fajësinë se uzurpoi pronën e vëllait, ndërpritet seanca pasi mungon i dëmtuari Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Gjyqtari Lavdim Bajraktari, në mungesë të të dëmtuarit R.B ka ndërprerë seancën e shqyrtimit gjyqësor, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar më 4 nëntor 2021 në orën 9:00.

Ndërkohë, V.B ka deklaruar se paluejshteshmria të cilën po e kërkon vëllai i tij, R.B, ishte e S.B i cili s’kishte pasur djalë për t’ia lënë trashëgimi pronën.

“Kjo paluajtshmëri është pronë e përbashkët familjare e paraardhësit S.B, i dëmtuari pasi që nuk ka djalë, më ka lutur që për shkak të problemeve familjare me bashkëshorten, t’i bartë këtë paluajtshmëri në emër të tij, prandaj unë ia kam dhënë pëlqimin”, ka deklaruar i akuzuari V.B.

Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë prokurori Ramadan Koro, i akuzuari V.B, ndërsa ka munguar i dëmtuari R.B si dhe mbrojtësi i tij avokati Armend Krasniqi, të cilët pavarësisht se janë ftuar në mënyrë të rregullt mungesën nuk e kanë arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 9 dhjetor 2020 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzuari V.B më 22 tetor 2020, rreth orës 17:00 në Suharekë, në vendin e quajtur “Osoja” në afërsi të restaurantit “Shpati” i pandehuri në mënyrë të kundërligjshme uzurpon pronën e paluajtshme të personit tjetër, apo të një pjese të saj dhe atë paluajtshmërinë- tokën e evidentuar në ngastrën kadastrale nr. P-72116046-01781-1, në sipërfaqe prej 2740 m2 Zona Kadastrale Suharekë.

Kjo pronë është e evidentuar në emër të të dëmtuarit R.B, ku në këtë pronë- tokë, i pandehuri ka kryer punimet duke e rrafshuar për nevojat e tij.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi