Suharekë, nga pakujdesia një person bie nga kati i dytë, pëson lëndime të rënda

08.09.2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Suharekë, pasi që një person ka rënë nga kati i dytë. Policia njofton se nga pakujdesia, një person nga kati i dytë ka rënë në katin e parë. Po ashtu, PK-ja në raportin e saj të rregullt ka bërë të ditur se i njëjti ka pësuar lëndime të […]

Suharekë, nga pakujdesia një person bie nga kati i dytë, pëson lëndime të rënda Foto: Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Suharekë, pasi që një person ka rënë nga kati i dytë.

Policia njofton se nga pakujdesia, një person nga kati i dytë ka rënë në katin e parë.

Po ashtu, PK-ja në raportin e saj të rregullt ka bërë të ditur se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë, rreth orës 16:10.

Rasti në fjalë vazhdon të hetohet.

“Raportohet se një person nga pakujdesia, nga kati i dytë, ka rënë në katin e parë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur Policia e Kosovës.