Suharekë, nga 993 të punësuar në personelin arsimor, 800 prej tyre janë vaksinuar kundër COVID-19

26.08.2021

Edhe pse kanë mbetur edhe një javë që të fillojë viti i ri shkollor, ende mbetet sfidë vaksinimi i mësimdhënësve. Ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, edhe kjo kategori duket se hezitojnë për t’u vaksinuar. Institucionet vazhdimisht janë duke bërë thirrje për vaksinim, pasi që edhe numri i rasteve pozitive ditëve të fundit ka shënuar […]

Suharekë, nga 993 të punësuar në personelin arsimor, 800 prej tyre janë vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Edhe pse kanë mbetur edhe një javë që të fillojë viti i ri shkollor, ende mbetet sfidë vaksinimi i mësimdhënësve.

Ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, edhe kjo kategori duket se hezitojnë për t’u vaksinuar. Institucionet vazhdimisht janë duke bërë thirrje për vaksinim, pasi që edhe numri i rasteve pozitive ditëve të fundit ka shënuar një rritje drastike.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur takimi në mes të Kolegjiumit për Arsim të Asociacionit të Komunave të Kosovës , Drejtorëve Komunal të Arsimit si dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Në këtë takim, u konkludua se janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e Komunave të Kosovës dhe Ministrisë në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike në shkollë dhe me orar të plotë.

Natyrisht nga MASHTI kanë thënë se fillimi i vitit të ri shkollor varet edhe nga vaksinimi i mësimdhënësve.

Vaksinimi i personelit arsimor është duke vazhduar edhe në Komunën e Suharekës, ku siç mëson SuharekaOnline nga 993 të punësuar në këtë profil në Komunën e Suharekës, deri më tani janë vaksinuar rreth 80% e tyre.

Të vaksinuar nga personeli arsimor në Suharekë janë gjithsej 800, ku 384 prej tyre janë vaksinuar me dozën e parë ndërsa 416 të tjerë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, të pavaksinuar në Komunën e Suharekës janë edhe 193 të punësuar në personelin arsimor.