Suharekë: Neser zbulohet pllaka përkujtimore e heroit të kombit Ramë Bllaca

26.08.2019

Më rastin e 82 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Ramë Bllaca, nën përkujdesjen e Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë, dhe zyrtar tjerë nga komuna e Suharekës do të zbulohet pllaka përkujtimore, në nderim të veprës së tij atdhetare. Tubimi përkujtimor do të mbahët në fshatin Bllacë, komuna e Suharekës, nesër, 27 gusht 2019, […]

Suharekë: Neser zbulohet pllaka përkujtimore e heroit të kombit Ramë Bllaca Foto: Ilustrim

Më rastin e 82 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Ramë Bllaca, nën përkujdesjen e Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë, dhe zyrtar tjerë nga komuna e Suharekës do të zbulohet pllaka përkujtimore, në nderim të veprës së tij atdhetare.

Tubimi përkujtimor do të mbahët në fshatin Bllacë, komuna e Suharekës, nesër, 27 gusht 2019, në ora 17:00.

Ramë Bllaca është kryefjale e historisë se Bllacës e çdo bllacjani.

Është kryekëngë në këngët që jetojnë. Ai është i derdhur kudo në çdo rrëfim, në çdo bisede. Ai është pasaporta krenare e Bllacës, Suharekës e Kosovës. Ai është ai me të cilin krenohet historia shqiptare, me të cilin krenohet çdo shqiptar i mirë.