Suharekë, nesër mbahet Akademia Përkujtimore për ish-kryetarin e Komunës, Ukë Bytyçi

26.10.2021

Akademia Përkujtimore për Ukë Bytyçin do të mbahet nesër (27 tetor) nga ora 12:00 në Bibiliotekën “Hajdin Berisha” në Suharekë. Po ashtu është bërë e ditur edhe agjenda, ku në ora 12:00 mbahet Akademia Përkujtimore në Bibiliotekën “Hajdin Berisha” në Suharekë, pastaj në ora 12:40 do të bëhen homazhe tek Shtatorja në oborrin e Komunës […]

Suharekë, nesër mbahet Akademia Përkujtimore për ish-kryetarin e Komunës, Ukë Bytyçi Foto: Ilustrim

Akademia Përkujtimore për Ukë Bytyçin do të mbahet nesër (27 tetor) nga ora 12:00 në Bibiliotekën “Hajdin Berisha” në Suharekë.

Po ashtu është bërë e ditur edhe agjenda, ku në ora 12:00 mbahet Akademia Përkujtimore në Bibiliotekën “Hajdin Berisha” në Suharekë, pastaj në ora 12:40 do të bëhen homazhe tek Shtatorja në oborrin e Komunës së Suharekës dhe në ora 13:00 do të bëhen homazhe tek varri i Ukë Bytyçit në fshatin Semetisht.

Komuna e Suharekës u ka bërë lutje atyre që marrin pjesë t’i respektojnë masat kundër COVID-19, duke respektuar distancën dhe mbajtjen e maskave.