Suharekë, në tre muajt e fundit të 2021’s u regjistruan 42 biznese dhe u shuan 14 të tilla

28.01.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e katërt (TM4) 2021. Në tremujorin e katërt të vitit 2021 (TM4) gjithsej janë regjistruar 2 416 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2021) ka rënie për (-2.6%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë […]

Suharekë, në tre muajt e fundit të 2021’s u regjistruan 42 biznese dhe u shuan 14 të tilla Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e katërt (TM4) 2021.

Në tremujorin e katërt të vitit 2021 (TM4) gjithsej janë regjistruar 2 416 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2021) ka rënie për (-2.6%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2020) ka rënie për (-18.7%) të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 646 ndërmarrje të regjistruara (26.73%); Prodhimi me 296 ndërmarrje të regjistruara (12.25%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 251 ndërmarrje të regjistruara (10.38%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 237 ndërmarrje të regjistruara (9.80%); Ndërtimtaria me 183 ndërmarrje të regjistruara (7.57%), etj.

Ndërkaq, në këtë raport bëhet e ditur se në temujorin e fundit të 2021’s në Komunën e Suharekës u regjistruan 42 biznese.

Në Suharekë, një biznes është regjistruar me aktivitet ekonomik të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkatarisë, 9 biznese në prodhim, një në ndërtimtari, 12 në tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve, motoçikletave, një në transport dhe ruajtje, dy në akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim, një në informacion dhe komunikim, katër në aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, dy në aktivitete administrative dhe mbështetëse, dy në arsim, një në shëndetësi njerëzore dhe aktivitete të punës sociale, tre në art, zbavitje dhe rekreacion si dhe tre në aktivitete të shërbimeve tjera.

Ndërsa, në po të njëjtën periudhë kohore janë shuar 14 biznese në Komunën e Suharekës.

repertori-statistikor-mbi-ndermarrjet-ekonomike-ne-kosove-tm4-2021