Suharekë, në tre muajt e fundit shënoi rënie numri i punëkërkuesve

30.07.2022

Buletini tremujor, TM2 2022, është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën. Sipas të dhënave zyrtare, në Komunën e Suharekës në tre muajt e fundit ka shënuar rënie numri […]

Suharekë, në tre muajt e fundit shënoi rënie numri i punëkërkuesve Foto: Ilustrim

Buletini tremujor, TM2 2022, është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.

Sipas të dhënave zyrtare, në Komunën e Suharekës në tre muajt e fundit ka shënuar rënie numri i punëkërkuesve, kjo krahasuar me tre muajt e parë të vitit aktual.

Nga ASK kanë bërë të ditur se në prill kanë qenë 2,366 punëkërkues, në maj 2,411 dhe në qershor 2.428.

Por, krahasuar me tre muajt e parë të 2022’s vërehet një rënie e numrit të punëkërkuesve, ku në muajin janar kanë qenë 4,056 punëkërkues, në shkurt 4,113 dhe në mars 3,737.

FemraMeshkujTotali
Janar 20221.8902.1664.056
Shkurt 20221.9292.1844.113
Mars 20221.7142.0233.737
Prill 20221.1511.2152.366
Maj 20221.1821.2292.411
Qershor 20221.1911.2372.428
Numri i punëkërkuesve 2022

Sipas të dhënave zyrtare për muajt e lartëcekur, në Komunën e Suharekës numri më i lartë i punëkërkuesve është shënuar në muajin shkurt, gjithsej 4,113.

Ndryshe, sipas nenit 49 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 2 thuhet se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.

Kjo e drejtë rregullohet edhe me ligjin e punës sipas të cilit ndalohet diskriminimi në mes të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik prejardhje kombëtare ose sociale, gjuhës anëtarësisë që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim apo profesion apo ngritje profesionale.