Suharekë, në mënyrë sistematike ushtroi dhunë psiqike ndaj gruas së tij, arrestohet i dyshuari

18.08.2021

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të dhunës në familje. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ushtroi dhunë kryesisht psiqike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Rasti ka ndodhur dje në Suharekë, rreth orës […]

Suharekë, në mënyrë sistematike ushtroi dhunë psiqike ndaj gruas së tij, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ushtroi dhunë kryesisht psiqike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur dje në Suharekë, rreth orës 20:15.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.