Suharekë, mungojnë dy nga tre të akuzuarit, dështon seanca për vjedhjen e 350 metrave kabllo elektrike

19.10.2021

Gjyqtari, Lavdim Bajraktari, ka theksuar se të tre të akuzuarit kanë qenë të ftuar përmes shoqërimit me forcë, ndaj të akuzuarit M.B është zbatuar urdhëresa, ndërsa ndaj dy të akuzuarve të tjerë, T.E dhe I.E, Policia e Kosovës nuk e ka zbatuar këtë vendim. Në këto rrethana, seanca nuk u mbajt dhe e njejta u […]

Suharekë, mungojnë dy nga tre të akuzuarit, dështon seanca për vjedhjen e 350 metrave kabllo elektrike Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Gjyqtari, Lavdim Bajraktari, ka theksuar se të tre të akuzuarit kanë qenë të ftuar përmes shoqërimit me forcë, ndaj të akuzuarit M.B është zbatuar urdhëresa, ndërsa ndaj dy të akuzuarve të tjerë, T.E dhe I.E, Policia e Kosovës nuk e ka zbatuar këtë vendim.

Në këto rrethana, seanca nuk u mbajt dhe e njejta u shty për 15 nëntor 2021, në orën 9:00. Ndërsa ndaj të akuzuarve që nuk kanë qenë të pranishëm në seancë gjykata ka përsëritur urdhërarrestin.

I pranishëm në këtë seancë ka qenë prokurori, Labinot Jetishi, si dhe i akuzuari M.B, raporton “Betimi për Dretjësi”.

Sipas aktakuzës të akuzuarit, T.E, M.B dhe I.E, mes datave 24-25 shkurt 2015, në orë të pavërtetuar, gjatë natës, në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, në një objekt në ndërtim e sipër, në bashkëveprim, përsonit tjetër ia marrin pasurinë me qellim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër. Sipas aktakuzës të akuzuarit kanë shfrytëzuar momentin e volitshëm të mos prezencën e rojtarit të objektit, duke marr rreth 350 metra kabëll elektrike, në vlerë prej 400 euro dhe largohen nga vend i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarit R.K i shkaktojnë dëm material.

Me këto veprime akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhja”, nga neni 325 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Sipas pikës së dytë të aktakuzës më 4 qershor 2015, rreth orës 17:00, në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, në vendin e quajtur “Kasablanka”, në bashkëveprim ndezin zjarrin, me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit shkojnë në hapsirat e kampit, i afrohen kulles vrojtuese e ndërtuar nga druri dhe llamarina, të cilës më pasi ia vejnë zjarrin, me qëllim që të marrin llamarinën nga kulla, me ç’rast të dëmtuarit- Komuna e Suharekës, i shkaktojnë dëm pasuror në vlerë rreth 1,500 euro.

Me këto veprime akuzohen se kane kryer veprën penale “zjarrvënia” nga neni 344 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Sipas pikës së tretë të aktakuzës më 11 shtator 2015, rreth orës 22:30 në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, në vendin e quajtur “Kasablanka”, në bashkëveprim, duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapsirat e mbyllura, afrohen në vëndin e lartëcekur, e këpusin rrethojën e këtij kampi, hyjnë në hapsirat e kampit, presin kabllo elektrike në gjatësi rreth 60 metra, në vlerë prej 150 euro dhe largohen nga vend i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarës, Kuvendit Komunal të Suharekës i shkakojnë dëm material.

Me këto veprime, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 327 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi