Suharekë, më 28 janar mbledhja e parë për vitin 2022 e Asamblesë Komunale

25.01.2022

Kryesuesi i Kuvendit ka caktuar mbledhjen e 1 (parë) të rregullt për vitin 2022, të Kuvendit të Komunës në Suharekë. Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet më 28 janar 2022, me fillim nga ora 10:00. Njëherit është propozuar ky rend dite:1. Dhënia e deklaratës së […]

Suharekë, më 28 janar mbledhja e parë për vitin 2022 e Asamblesë Komunale Foto: Ilustrim

Kryesuesi i Kuvendit ka caktuar mbledhjen e 1 (parë) të rregullt për vitin 2022, të Kuvendit të Komunës në Suharekë.

Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet më 28 janar 2022, me fillim nga ora 10:00.

Njëherit është propozuar ky rend dite:
1. Dhënia e deklaratës së betimit anëtarëve që janë zëvendësuar;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
3. Shqyrtimi i projekt-vendim për themelimin e këshilli komunal për siguri në bashkësi (KKSB);
4. Shqyrtimi i projekt-vendim për themelimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale, “Stacionin e Autobusëve” Sh.A;
5. Shqyrtimi i projekt-vendim për themelimin e komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve për ndarjen e bursave për studentë/e dhe nxënës/e të Komunës së Suharekës;
6. Shqyrtimi i projekt-vendim për themelimin e komisioni për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës;
7. Shqyrtimi i projekt-vendim për miratimin e planit vjetor të punës për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për periudhën janardhjetor për vitin 2022;
8. Shqyrtimi i projekt-vendim për miratimin e planit të punës të Kuvendit të Komunës në Suharekë, për vitin 2022 dhe orari i mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Komitetit për Politikë dhe Financa, dhe Komitetit për Komunitet për vitin 2022;
9. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr410-76547, tё datës 14.12.2021.

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë.

Ftese-Kuvendit-te-Komunes-