Suharekë, mbi 600 persona me aftësi të kufizuara marrin asistencë sociale

22.02.2021

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 679. Ndërsa, baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët […]

Suharekë, mbi 600 persona me aftësi të kufizuara marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 679.

Ndërsa, baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.

Poashtu, këtu përfshihen edhe personat me aftësi të kufizuar, e që sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave në Kosovë, bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës janë rreth 639 persona me aftësi të kufizuara.

Nga këta 639 persona të kësaj kategorie në Komunën e Suharekës, vetëm fëmijë nën moshën 18 vjeçare janë anëtarë të mbi 50 familjeve.

Në bazë të ASK-së, bëhet e ditur se në tre muajt e fundit të vitit 2020, numri i personave me aftësi të kufizuara është rritur duke e krahasuar me tre muajt e parë të po të njejtit vit, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, numri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar, e që janë nën moshën 18 vjeç, në tre muajt e fundit të 2020’ës, është diku rreth 59, e duke e krahasuar me tre muajt e parë po të njejtit vit është zvogëluar.

Në tabelën e mëposhtme mund t’a shihni numrin e personave me aftësi të kufizuar dhe familjeve që kanë fëmijë (-18 vjeç) me aftësi të kufizuara në Komunën e Suharekës.

MuajiNr. i personave me aftësi të kufizuaraNr. i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara
Janar51962
Shkurt56761
Mars55564
Prill62964
Maj62962
Qershor62662
Korrik61262
Gusht61961
Shtator60861
Tetor62959
Nëntor62659
Dhjetor63958
Të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës