Suharekë, mbi 1,600 persona përfitues të pensionit të veteranit të luftës gjatë muajit maj

25.06.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies  Sociale” Maj 2022. Bazuar në Planin Vjetor të Statistikave Zyrtare 2022 “Statistikat e Mirëqenies Sociale’’ nga publikimi në baza tremujore do të kaloj në baza mujore dhe do të vazhdoj si publikim i rregullt mujor. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve […]

Suharekë, mbi 1,600 persona përfitues të pensionit të veteranit të luftës gjatë muajit maj Foto: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies  Sociale” Maj 2022.

Bazuar në Planin Vjetor të Statistikave Zyrtare 2022 “Statistikat e Mirëqenies Sociale’’ nga publikimi në baza tremujore do të kaloj në baza mujore dhe do të vazhdoj si publikim i rregullt mujor. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit Maj 2022: nga skema e pesnioneve për veteranët e luftës në Komunën e Suharekës kanë përfituar 1 mijë e 626 persona.

Bazuar në gjendjen e muajit maj 2022, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 36,907. Numri më i madh i përfituesve ishte në Komunën e Deçanit me gjithsej 4.065.

Numri i veteraneve lëviz, pasi që ende nuk iu ka ndërprerë e drejta e aplikimit për të përfituar nga kjo skemë në vazhdimësi ka aplikime te reja. Pas vdekjes së veteranit pensioni bartet tek bashkëshortja – bashkëshorti ose tek fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Në Komunën e Suharekës gjatë janarit 2022 ishin 1,625 persona përfitues të kësaj skeme, ku në shkurt ky numër ishte rritur në 1,633, në mars ishte zvogëluar për një, 1,632, kurse në prill numri i përfituesve ra përsëri në 1,625.

2022Nr. i veteranëve – Suharekë
Janar1,625
Shkurt1,633
Mars1,632
Prill1,625
Maj1,626