Suharekë, mbahet takimi i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje

20.12.2022

Sot (e martë) në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i katërt i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje. Gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i katërt me radhë për këtë vit i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), raporton SuharekaOnline. Në këtë mbledhje është raportuar për aktivitetin e fushatës “16 […]

Suharekë, mbahet takimi i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje Foto: Ilustrim

Sot (e martë) në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i katërt i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje.

Gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i katërt me radhë për këtë vit i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), raporton SuharekaOnline.

Në këtë mbledhje është raportuar për aktivitetin e fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore” dhe është bërë analizë e përgjithshme e rasteve të dhunës në familje për vitin 2022.

Nga ky takim janë nxjerrë dy rekomandime: 1. Të bëhet ndërtimi i një objketi për komunitet me rastet e dhunës dhe 2. Të funksionalizohet sa më parë Qendra e shëndetit mendor në Suharekë.

“U mbajt takimi i katërt i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF)

Anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), sot kanë mbajtur takimin e katërt me radhë për këtë vit, në të cilin kanë raporuar për aktivitetin e fushatës : “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore” dhe i kanë bërë analizë të përgjithëshme për rastet e dhunës në familje për vitin 2022.

Koordinatorja e këtij mekanizmi Habibe Bytyçi, e ka kryesuar takimin, ndërsa një fjalë përshëndetje e ka bërë nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka.

Pas raportimeve dhe diskutimeve, nga ky takim u nxorën dhe dy rekomandime: 1. Të bëhet ndërtimi i një objketi për komunitet me rastet e dhunës dhe nën 2. Të funksionalizohet sa më parë Qendra e shëndetit mendor në Suharekë.” thuhet në njoftim.