Suharekë, mbahet mbledhje komemorative për ish-deputetin e Republikës së Kosovës të viteve 90-ta

12.07.2022

Sot në shtëpinë e Fellbahut, është mbajtur mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së deputetit të viteve 90-ta, të Republikës së Kosovës, Jahir Bekteshi, i cili ndërroi jetë sot. Atë e përkujtuan kolegët me të cilët bashkëpunoi, institucionet komunale e të pranishëm të shumtë në këtë ceremoni. Bexhet Kuçi, në emër të Komunës […]

Suharekë, mbahet mbledhje komemorative për ish-deputetin e Republikës së Kosovës të viteve 90-ta Foto: Ilustrim

Sot në shtëpinë e Fellbahut, është mbajtur mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së deputetit të viteve 90-ta, të Republikës së Kosovës, Jahir Bekteshi, i cili ndërroi jetë sot.

Atë e përkujtuan kolegët me të cilët bashkëpunoi, institucionet komunale e të pranishëm të shumtë në këtë ceremoni.

Bexhet Kuçi, në emër të Komunës së Suharekës dhe kryetarit Bali Muharremaj, mori pjesë në komemoracion dhe para të pranishmëve ndër të tjera tha: “Koontributi i bacës Jahir do të mbetet frymëzim për ne e për gjeneratat në vijim sepse në momentet më të vështira ai ishte përfaqësues i popullit”.

Për nder të tij folën edhe bashkëpunëtorët dhe kolegët, ku z.Qamil Bajraktari tha se Jahir Bekteshi ishe një njeri me vlera të larta kombëtare e që dha një kontribut të jashtëzakonshëm, në momentet më të vështira që kishte Kosova.

Fjalë rasti ka mbajtur edhe djali i Jahir Bekteshit, i cili e falënderioi Komunën dhe Kryetarin Muharremaj për këtë ceremoni mortore, e po ashtu i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje, në nderim të babait tashmë të ndjerë.