Suharekë, lista e përfituesve të bonus banimit (pagesa e qerasë)

31.08.2022

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DShMS) më 29 qershor të këtij viti kishte hapur thirrjen për aplikim për të përfituar bonus banim (pagesë të qerasë). Me këtë vendim përcaktohet vlera e bonus banimit dhe atë 40% e shumës së qirasë minimale të banesave në tregun e lirë në territorin e Komunës së Suharekës për […]

Suharekë, lista e përfituesve të bonus banimit (pagesa e qerasë) Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DShMS) më 29 qershor të këtij viti kishte hapur thirrjen për aplikim për të përfituar bonus banim (pagesë të qerasë).

Me këtë vendim përcaktohet vlera e bonus banimit dhe atë 40% e shumës së qirasë minimale të banesave në tregun e lirë në territorin e Komunës së Suharekës për vitin 2022.

Përfitues të bonus banimit për vitin 2022 do të jenë 7 (shtatë) familje dhe këto kategori të familjeve që mund të përfitojnë nga bonus banimi i programit të veçantë të banimit janë:

1. Familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale dhe;
2. Familjet që posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e banimit, të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike.

Ndërkaq, bazuar në Ligjin Nr 03/L-164 për Financimin e Programeve të Veçanta të banimit dhe Udhëzimet Administrative, Vendimi i Kuvendit Komunal – Suharekë nr.016-31922 datës 30.05.2022 si dhe thirrjen publike 06 Nr.829 të datës 29.06.2022 të publikuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me Bonus banim (pagesa e qerasë), Komisioni në përbërje të plotë pas vlerësimit të të gjithë aplikantëve shpallë përfitues:

1. Indire Kryeziu;
2. Xhevahire Morina;
3. Hirmet Limani;
4. Behare Gashi;
5. Lumnije Karaxha;
6. Arjeta Guraziu; dhe
7. Muzafere Sallauka.

Kundër këtij vendimi të Komisionit pala e pakënaqur mund të parashtroj ankesë brenda 30 ditësh në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.