Suharekë, konkursi për dy roje pylli – publikohen rezultatet përfundimtare

11.10.2022

Drejtoria e Bujqësisë, Zhvllimit Rural dhe Pylltarisë (DBZhRP) në Komunën e Suharekës gjatë muajit gusht kishte hapur konkurs pune për dy roje pylli. Sipas njoftimit zyrtar ishte bërë e ditur se në këtë sektor janë të lira dy pozita (2) dhe të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësinë të aplikojnë nga 5 shtatori deri më […]

Suharekë, konkursi për dy roje pylli – publikohen rezultatet përfundimtare Foto: Ilustrim

Drejtoria e Bujqësisë, Zhvllimit Rural dhe Pylltarisë (DBZhRP) në Komunën e Suharekës gjatë muajit gusht kishte hapur konkurs pune për dy roje pylli.

Sipas njoftimit zyrtar ishte bërë e ditur se në këtë sektor janë të lira dy pozita (2) dhe të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësinë të aplikojnë nga 5 shtatori deri më 19 shtator.

Nga DBZhRP kishin theksuar se qëllimi i vendit të punës është angazhimi i drejtëpërdrejtë në mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve tjera natyrore.

Ndërkaq, tashmë Komisioni Përzgjedhës i emruar nga Kryetari i Komunës për pozitën Roje Pylli – Dy pozita në Drejtorinë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari pas përfundimit të testit me shkrim dhe intervistës me gojë ka paraqitur rezultatet përfundimtare.

Totali i pikëve të fituar të kandidatëve sipas listës definitive janë pranuar kandidatët sipas kësaj renditje:

Emri dhe mbiemri i kandidaitNumri i pikëve të fituaraNumri i aplikacionit
Astrit Shehi157.33 pikë01-Nr-110-58242
Naser Qarri146.67 pikë01-Nr-110-58299

Kandidatët e pakënaqur me përzgjedhjen kanë të drejtë ankese në Komisionin për ankesa të Komunës së Suharekës, në afat prej 8 ditësh nga dita e publikimit të këtij vendimi.