Suharekë, konkursi për dy roje pylli – publikohen rezultatet e testit me shkrim

04.10.2022

Drejtoria e Bujqësisë, Zhvllimit Rural dhe Pylltarisë (DBZhRP) në Komunën e Suharekës gjatë muajit gusht kishte hapur konkurs pune për dy roje pylli. Sipas njoftimit zyrtar ishte bërë e ditur se në këtë sektor janë të lira dy pozita (2) dhe të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësinë të aplikojnë nga 5 shtatori deri më […]

Suharekë, konkursi për dy roje pylli – publikohen rezultatet e testit me shkrim Foto: Ilustrim

Drejtoria e Bujqësisë, Zhvllimit Rural dhe Pylltarisë (DBZhRP) në Komunën e Suharekës gjatë muajit gusht kishte hapur konkurs pune për dy roje pylli.

Sipas njoftimit zyrtar ishte bërë e ditur se në këtë sektor janë të lira dy pozita (2) dhe të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësinë të aplikojnë nga 5 shtatori deri më 19 shtator.

Nga DBZhRP kishin theksuar se qëllimi i vendit të punës është angazhimi i drejtëpërdrejtë në mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve tjera natyrore.

Ndërkaq, tashmë Komisioni Përzgjedhës i emruar nga Kryetari i Komunës për pozitën Roje Pylli – Dy pozita në Drejtorinë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari ka paraqitur rezultatet e testit me shkrim të mbajtur me datën: 03.10.2022.

Kandidatët të cilët kanë arritur 50 e më shumë pikë fitojnë të drejtën që të nënshtrohen intervistës me gojë.

Intervista me gojë do të mbahet me datë: 10.10.2022 në ora 10:00 në sallën e Bordit në katin e dytë të Komunës.

Rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve:
1. Guri Qarri, pikët e testit me shkrim: Mungoi;
2. Astrit Shehi, pikët e testit me shkrim: 79;
3. Naser Qarri, pikët e testit me shkrim: 75;
4. Ardian Bytyçi, pikët e testit me shkrim: Mungoi.

Nga komuna kanë theksuar se kandidatët e pakënaqur me rezultatet e testit me shkrim që në afat prej tri ditësh nga publikimi i njoftimit në web-faqe dhe tabelën e shpalljeve të Komunës mund të kenë qasje në testet e tyre.