Suharekë, konfiskohen patentë shoferë, shqiptohen ndalesa dhe gjoba

19.11.2021

Aktiviteti i policisë në kuadër të planit të veprimit bazuar në planin operativ “Siguria në shkolla” në Komunën e Suharekës. Sot, dy patrulla policore nga stacioni policor në Suharekë janë përqendruar duke vepruar afër shkollave në qytet dhe kanë identifikuar vozitës pa patentë shofer duke ngasur veturën dhe vozitës duke vozitur fëmijë (nxënës) në ulëset […]

Suharekë, konfiskohen patentë shoferë, shqiptohen ndalesa dhe gjoba Foto: Ilustrim

Aktiviteti i policisë në kuadër të planit të veprimit bazuar në planin operativ “Siguria në shkolla” në Komunën e Suharekës.

Sot, dy patrulla policore nga stacioni policor në Suharekë janë përqendruar duke vepruar afër shkollave në qytet dhe kanë identifikuar vozitës pa patentë shofer duke ngasur veturën dhe vozitës duke vozitur fëmijë (nxënës) në ulëset e përparme në mënyrë jo adekuate dhe në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor.

Ndaj pesë vozitësve është shqiptuar masë mbrojtëse, ndalesë dhe janë konfiskuar patentë shofer ndaj dy vozitësve në moshë minore, fletëparaqitje për Gjykatë.

Plane veprimi do te realizohen edhe në ditët në vijim me qëllim që të kemi një siguri më të mirë afër institucioneve arsimore, një bashkëpunim të ngushtë me komunitetin si partner të rëndësishëm në ofrimin e sigurisë dhe eliminimin e dukurive negative për shoqërinë, e sidomos për sigurinë e nxënësve në afërsi të shkollave.