Suharekë, konfirmohen 6 raste të COVID-19 te personat nën 18 vjet, 1 rast te një fëmijë nën 9 vjet

14.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 9,169 teste kanë rezultuar 1,370 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 39 raste në Komunën e Suharekës. Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore është regjistruar edhe një viktimë dhe janë shëruar 47 qytetarë. Prej 39 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 24 prej tyre janë femra […]

Suharekë, konfirmohen 6 raste të COVID-19 te personat nën 18 vjet, 1 rast te një fëmijë nën 9 vjet Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 9,169 teste kanë rezultuar 1,370 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 39 raste në Komunën e Suharekës.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore është regjistruar edhe një viktimë dhe janë shëruar 47 qytetarë.

Prej 39 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 24 prej tyre janë femra dhe 15 meshkuj.

Sipas grupmoshave rastet pozitive me Sars-CoV-2 në Suharekë janë: 2 nga 70-79 vjeç, 2 nga 60-69 vjeç, 5 nga 50-59 vjeç, 5 nga 40-49 vjeç, 10 nga 30-39 vjeç, 8 nga 20-29 vjeç, 6 nga 10-19 vjeç dhe 1 nga 0-9 vjeç.

Numri total i rasteve pozitive është 115,151 raste prej 953,794 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,280 raste të vdekjes.

Ndërsa në Komunën e Suharekës numri i rasteve aktive është 88 sosh.