Suharekë, kompensimi i dëmeve natyrore në bujqësi, Qeveria miraton kërkesën për ndarjen e mjeteve financiare

24.11.2021

Në këtë mbledhje u miratua vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e Programit Legjislativ të vitit 2021, Projektligji  për ratifikimin  e këmbimit të notave diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas aktit për ndihmë të jashtme të viti 1961 dhe aktet për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe […]

Suharekë, kompensimi i dëmeve natyrore në bujqësi, Qeveria miraton kërkesën për ndarjen e mjeteve financiare Foto: Ilustrim

Në këtë mbledhje u miratua vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e Programit Legjislativ të vitit 2021, Projektligji  për ratifikimin  e këmbimit të notave diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas aktit për ndihmë të jashtme të viti 1961 dhe aktet për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, etj.

Ndërkaq, në këtë mbledhje miratimin e kabinetit qeveritar ka marrë vendimi për aprovim të kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për ndarjen e mjeteve financiare  në vlerë prej 1,688,607.48 euro (një milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtë qind e shtat euro e katër dhjetë e tetë cent) për kompensimin e dëmeve natyrore në bujqësi.

Kompensimi i dëmeve natyrore në bujqësi do të bëhet për komunat: Suharekë, Kaçanik, Klinë, Junik, Prishtinë, Leposaviq, Pejë, Zveqan, Ranillug, Viti, Shtime, Kllokot, Prizren, Ferizaj, Rahovec, Obiliq, Vushtrri, Lipjan, Mamush, Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Gjakovë, Skenderaj, Drenas, Graqanicë dhe Zubin Potok. Ky është vendimi i dytë i Qeverisë për dëmet e fatkeqësive natyrore.

Deri tani Qeveria ka ndarë 3 milionë euro për dëmet në bujqësi të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.