Suharekë, Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë takimin e parë për këtë vit me këtë rend dite

20.01.2022

KPF (Komiteti për Politikë dhe Financa) ka mbajtur takimin e parë për këtë vit me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-vendim për themelimin e këshilli komunal për siguri në bashkësi (KKSB); Shqyrtimi i projekt-vendim për themelimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale, “Stacionin e Autobusëve” […]

Suharekë, Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë takimin e parë për këtë vit me këtë rend dite Foto: Ilustrim

KPF (Komiteti për Politikë dhe Financa) ka mbajtur takimin e parë për këtë vit me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-vendim për themelimin e këshilli komunal për siguri në bashkësi (KKSB); Shqyrtimi i projekt-vendim për themelimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale, “Stacionin e Autobusëve” Sh.A.

Po ashtu, në këtë takim në rend dite ishte edhe shqyrtimi i projekt-vendim për themelimin e komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve për ndarjen e bursave për studentë/e dhe nxënës/e të Komunës së Suharekës; Shqyrtimi i projekt-vendim për themelimin e komisioni për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës.

Në këtë rend dite ishin edhe shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit vjetor të punës për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për periudhën janar-dhjetor për vitin 2022 dhe shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit të punës të Kuvendit të Komunës në Suharekë, për vitin 2022 dhe orari i mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Komitetit për Politikë dhe Financa, dhe Komitetit për Komunitet për vitin 2022.