Suharekë, kërkohet precizimi i padisë, në rastin ku po kërkohet vërtetimi i të drejtës së pronësisë në shtëpi

13.12.2021

Këtë aktvendim, gjyqtari Zeqiraj e ka marr në seancën e rigjykimit të çështjes. I autorizuari i paditëses Sh.B, avokati Miftar Qelaj në seancë ka deklaruar se “mbes në tërësi pranë padisë dhe kërkesëpadisë të precizuar, numri më i madh i fakteve të paraqitura nga palët nuk ka qenë kontestues, disa nga të cilat edhe e […]

Suharekë, kërkohet precizimi i padisë, në rastin ku po kërkohet vërtetimi i të drejtës së pronësisë në shtëpi Foto: Ilustrim

Këtë aktvendim, gjyqtari Zeqiraj e ka marr në seancën e rigjykimit të çështjes.

I autorizuari i paditëses Sh.B, avokati Miftar Qelaj në seancë ka deklaruar se “mbes në tërësi pranë padisë dhe kërkesëpadisë të precizuar, numri më i madh i fakteve të paraqitura nga palët nuk ka qenë kontestues, disa nga të cilat edhe e vërtetojnë bazën juridike të kërkesëpadisë. I propozoj gjykatës që me qëllim të vërtetimit të plotë të gjendjes faktike, t’i përsëris të gjitha provat dhe t’i administroj provat e propozuara nga palët”.

E autorizuara e të paditurit të parë A.B, avokatja Shemsije Sheholli ka deklaruar se “meqenëse nuk kemi precizim të qartë të kërkesëpadisë ashtu siç është kërkuar me aktvendimin e gjykatës së Apelit, nuk mund të deklarohem në detaje lidhur me kërkesëpadinë e paditëses. Sa i përket faktit se i ndjeri N.B me të paditurit e ka bërë ndarjen faktike të paluajtshmërisë në mes të ndjerit N.B dhe anëtarëve të tjerë të familjes, kjo nuk provohet me asnjë provë amteriale. Nuk ka marrëveshje me shkrim për ndarjen e bashkësisë familjare”.

Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, gjyqtari Zeqiraj ka marr aktvendim me të cilin ka refuzuar propozimin e të autorizuarit të paditëses që të dëgjohen ndërgjygjësit në cilësi të palës, pasi që të njëjtit janë dëgjuar më parë.

Ndryshe sipas padisë të precizuar më 9 dhjetor 2014, i ndjeri N.B dhe bashkëshortja e tij këtu paditësja Sh.B, në vitin 1997, janë ndarë nga bashkësia familjare sipas traditave, të cilëve u ka takuar 1/3 e pronës së paluajtshme dhe ½ e shtëpisë së banimit.

Gjatë jetës, bashkëshorti i paditësës, i ndjeri N.B, shtëpinë e tij ia ka lëshuar misionit të OSBE-së dhe të hyrat nga qiraja i ka pranuar ai.

Si e mbijetuar e masakrës së Suharekës, pas strehimit që ka qenë jashtë Kosovës, Sh.B kthehet për ta vazhduar jetën në shtëpinë e saj, mirëpo prindërit e bashkëshortit të saj nuk ia lejojnë një gjë të tillë.

Në këto rrethana, paditësja përmes padisë po kërkon anulimin e Akvendimit T.nr.52/10001 të datës 26 nëntor 2001, dhe testamenti ND.nr.5/2000, i datës 15 maj 2000, i lënë nga trashëgimlënësi F.B dhe vërtetimin se paditësja Sh.B është pronare e ½ e pjesës së shtëpisë së banimit si dhe pronare e 1/3 pjesë ideale të paluajtshmërisë që evidentohet si ngastër kadastrale 2742,2743,953,957,958 në Zonënë Kadastrale Suharekë, duke e paditur kështu A.B dhe Xh.B.

Gjyqtari Shaban Zeqiraj ka vendosur lidhur me këtë çështje, duke ia aprovuar në tërësi kërkesëpadinë paditëses, mirëpo gjykata e Apelit, me vendimin Ac.nr.4839/2017 të datës 21 janar 2021, e ka prishur të njëjtin dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje shkallës së parë. /BetimipërDrejtësi