Suharekë, kanosi gruan me pushkë automatike AK-47, një muaj paraburgim për të dyshuarin

15.09.2021

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 14.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 14.10.2021, ndaj të pandehurit B.A.,  për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer […]

Suharekë, kanosi gruan me pushkë automatike AK-47, një muaj paraburgim për të dyshuarin Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 14.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 14.10.2021, ndaj të pandehurit B.A.,  për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprat penale: mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 1, dhe veprën penale kanosja, nga neni 181 paragrafi 4 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit  kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

Se deri më datë 13 shtator, i pandehuri B.A., ka mbajtur në pronësi dhe në posedim armën – pushkë automatike AK-47, së bashku me 82 fishek, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.

Gjithashtu i pandehuri B.A., me datë 12 shtator në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tij, seriozisht e kanos viktimën e ndjeshme – bashkëshorten e tij, në prezencën e fëmijëve, në atë mënyrë që armën – pushkë automatike AK-47, ia drejton të dëmtuarës duke i thënë “të vras”, me ç ‘rast tek e dëmtuara shkakton frikë dhe ankth.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale, si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri në kundërshtim me ligjin posedon armë, dhe kanos të dëmtuarën – bashkëshorten e tij në prani edhe të fëmijëve të tyre, atëherë me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti mund të përfundoj veprën penale për të cilën është kanosur, ose mund të përsërisë të njëjtën vepër penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për shkak të mbarëvajtjes së rregullt të procedurës penale – hetimore, kështu që ndaj të pandehurit të lartcekur u caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.