Suharekë, kanosi zyrtarët policorë pasi që i shqiptuan gjobë trafiku, arrestohet i dyshuari

06.09.2021

Një rast i kanosjes është raportuar të ketë ndodhur në Komunën e Suharekës. Sipas raportit të Policisës së Kosovës, bëhet e ditur se dy zyrtarë policorë janë kanosur nga një person. Kjo pasi që zyrtarët policorë, të njëjtit i kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së […]

Suharekë, kanosi zyrtarët policorë pasi që i shqiptuan gjobë trafiku, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Një rast i kanosjes është raportuar të ketë ndodhur në Komunën e Suharekës.

Sipas raportit të Policisës së Kosovës, bëhet e ditur se dy zyrtarë policorë janë kanosur nga një person.

Kjo pasi që zyrtarët policorë, të njëjtit i kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë, rreth orës 11:00, me ç’rast edhe është arrestuar i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, i dyshuar është ndalur në ndalim policor dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“KANOSJE – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është ndal në ndalim policor dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, bënë të ditur Policia e Kosovës.