Suharekë: Inspektoriati në aksion, largon produktet ‘serbe’

23.11.2018

Inspektorët komunal, po inspektojnë  Qendrat dhe dyqanet tregtare për t’i parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”. Drejtoresha e Inspeksionit, znj Jehona Lumi, shprehet se “ duke u bazuar në Urdhëresën  e  lëshuar nga  (MTI) Ministria e […]

Suharekë: Inspektoriati në aksion, largon produktet ‘serbe’ Foto: Ilustrim

Inspektorët komunal, po inspektojnë  Qendrat dhe dyqanet tregtare për t’i parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”.

Drejtoresha e Inspeksionit, znj Jehona Lumi, shprehet se “ duke u bazuar në Urdhëresën  e  lëshuar nga  (MTI) Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik, ta zbatojnë vendimin në fuqi, ne kemi ndërmarrë këtë aksion dhe nuk do të ndalemi derisa të inspektojmë të gjitha lokalet tregtare”