Suharekë, inspeksioni dënon qytetarin që hodhi mbeturinat në hapësirë publike

07.07.2022

Qytetarët e pandërgjegjshëm që po hedhin mbeturina në hapësirat publike, po gjobiten nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka postuar disa fotografi ku shihet se një person i papërgjegjshëm ka shëmtuar hapësirën publike në rrugën “Hasan Prishtina” në Suharekë. Kryetari Muharremaj gjatë ditës së sotme kishte theksuar se […]

Suharekë, inspeksioni dënon qytetarin që hodhi mbeturinat në hapësirë publike Foto: Ilustrim

Qytetarët e pandërgjegjshëm që po hedhin mbeturina në hapësirat publike, po gjobiten nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka postuar disa fotografi ku shihet se një person i papërgjegjshëm ka shëmtuar hapësirën publike në rrugën “Hasan Prishtina” në Suharekë.

Kryetari Muharremaj gjatë ditës së sotme kishte theksuar se shumë shpejt inspekcioni komunal do të dal në terren, ku edhe do ta shqiptoj gjobën.

Ndërkaq, drejtoresha e Inspeksionit në Suharekë, Albulena Kokollari ka njoftuar se është inspektuar hapësira publike në Rrugën “Hasan Prishtina” në Suharekë.

Drejtoresha Kokollari ka bërë të ditur se inspektorët kanë dalë në teren dhe kanë shqiptuar gjobë mandatore për dëmtuesin.

Po ashtu, ajo ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të ruajnë ambientin dhe mos të bëjnë hudhjen e mbeturinave jashtë kontejnerëve, përndryshe do të përballen me ligjin.

Njoftimi i plotë:

Është inspektuar hapësira publike në Rrugën “Hasan Prishtina” në Suharekë, ashtu siç njoftoi kryetari Bali Muharremaj.

Drejtoria jonë, ka dal në teren dhe ka shqiptuar gjobë mandatore për dëmtuesin.

Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të ruajnë ambientin dhe mos të bëjnë hudhjen e mbeturinave jashtë kontejnerëve, përndryshe do të përballen me ligjin!

Drejtoria e Inspekcionit