Suharekë, i akuzuari dhe i dëmtuari mungojnë pa arsye, lëshohet urdhëresë për t’i dërguar me forcë në seancë

07.10.2021

Gjyqtari Lavdim Bajraktari ka konstatuar se i akuzuari B.Th dhe i dëmtuari Rr.S janë ftuar me rregull nga ana e gjykatës, mirëpo të njëjtit ndodhen jashtë vendit. Prezent në seancën e paraparë për të enjten ka qenë prokurori Fatos Ajvazi si dhe i akuzuari B.Th, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjyqtari Bajraktari seancën e ka shtyrë […]

Suharekë, i akuzuari dhe i dëmtuari mungojnë pa arsye, lëshohet urdhëresë për t’i dërguar me forcë në seancë Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Gjyqtari Lavdim Bajraktari ka konstatuar se i akuzuari B.Th dhe i dëmtuari Rr.S janë ftuar me rregull nga ana e gjykatës, mirëpo të njëjtit ndodhen jashtë vendit.

Prezent në seancën e paraparë për të enjten ka qenë prokurori Fatos Ajvazi si dhe i akuzuari B.Th, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Bajraktari seancën e ka shtyrë në kohë të pacaktuar, ndërsa ndaj të akuzuarit B.Th dhe të dëmtuarit Rr.S ka lëshuar urdhërarrest.

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, të akuzuarit B.Th dhe B.Th, më 7 shkurt 2016, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme, i thonë të dëmtuarit Rr.S se një shok i tyre ka një objekt që ka nevoj ti vendos dyert dhe dritaret dhe ka për të shitur një kombi “Vita”.

I dëmtuari u thotë se “le të vie shoku i juaj dhe unë po ia vendosi dyert dhe dritaret dhe po ia marr veturën “Vita” në këmbim, ndërsa juve po ua jap veturën time të tipit “VW”

Kur i dëmtuari ia jep veturën e vet të të pandehurve, përkundër përpjekjeve për tu informuar për këtë marrëveshje, i dëmtuari i kupton se i njëjti është mashtruar nga të pandehurit.

Me këto veprime akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi