Suharekë, homazhe dhe akademi përkujtimore për ish-komandantin e UÇK-së, Haqif Kadriaj

22.03.2022

Në homazhet e organizuara në Shtëpinë e Felbahut, të shumtë qytetarë kanë bërë homazhe para trupit të komandantit Kadriaj, po ashtu edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me stafin e tij. Ndërsa, në akademi po ashtu kanë marrë pjesë shumë qytetarë, familjarë, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, veteranë, familje të […]

Suharekë, homazhe dhe akademi përkujtimore për ish-komandantin e UÇK-së, Haqif Kadriaj Foto: Ilustrim

Në homazhet e organizuara në Shtëpinë e Felbahut, të shumtë qytetarë kanë bërë homazhe para trupit të komandantit Kadriaj, po ashtu edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me stafin e tij.

Ndërsa, në akademi po ashtu kanë marrë pjesë shumë qytetarë, familjarë, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, veteranë, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe shumë bashkëluftëtarë të komandantit, deputetë, ish-ministra etj.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në fjalimin e tij, ndër të tjerash ka thënë: “Haqif Kadriaj ishtë një luftëtar i cili me pamjen e tij dhe vendosmërinë për çlirimin e Kosovës ishin motiv edhe për të tjerë trima të UÇK-së”.

Ish-kryministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qënë pjesë e ceremonisë në akademi dhe në fjalimin e tij e ka lartësuar veprën e komandant Haqif Kadriaj duke thënë se Haqifi vetëm fizikisht nuk do të jetë në mesin tonë, e ndërsa vepra e tij për çlirimin e tokave shqiptare do të jetë e përhershme.

Fjalë rasti kanë pasur edhe të pranishëm të tjerë si gjenerali i FSK-së Enver Cikaqi, ish-zv.kryeministri Enver Hoxhaj, e të tjerë dhe djali i tij, i cili i ka falënderuar bashkēluftëtarët e babait të tij si dhe të gjithë të pranishmit.