Suharekë, Hidroregjioni fillon me reduktime të ujit në këto fshatra dhe pjesë të qytetit

05.07.2022

Sipas Hidroregjionit, këto reduktime të furnizimit me ujë po ndodhin si shkak i rritjes enorme të konsumit të ujit gjatë këtyre ditëve. Po ashtu, nga ky institucion u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’a shfrytëzojnë ujin vetëm për qëllime higjieno-sanitare për shkak se ka rritje të konsumit të ujit dhe se po ballafaqohen me shumë […]

Suharekë, Hidroregjioni fillon me reduktime të ujit në këto fshatra dhe pjesë të qytetit Foto: Ilustrim

Sipas Hidroregjionit, këto reduktime të furnizimit me ujë po ndodhin si shkak i rritjes enorme të konsumit të ujit gjatë këtyre ditëve.

Po ashtu, nga ky institucion u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’a shfrytëzojnë ujin vetëm për qëllime higjieno-sanitare për shkak se ka rritje të konsumit të ujit dhe se po ballafaqohen me shumë probleme në furnizim.

Aplikimi i reduktimeve ka filluar nga data 1 Korrik.

Reduktimet e furnizimit me ujë do të realizohen sipas këtij orari:

1. Fshati Gjinoc, nga ora 19:00 deri në 07:00;
2. Rruga Magjistrale “Pusi Atit deri në Shirokë”, nga ora 19:00 deri në 07:00;
3. Fshati Gelancë, nga ora 19:00 deri në 07:00;
4. Fshati Sallagrazhdë, nga ora 20:00 deri në 06:30;
5. Fshati Samadrexhë, nga ora 20:00 deri në 06:30;
6. Rruga “Garibaldi” në Suharekë, nga ora 19:30 deri në 07:30;
7. Zona Industriale, nga ora 20:00 deri në 06:30;
8. Shiroka pjesa e epërme, nga ora 19:00 deri në 07:00;
9. Lagjeja e Buzhalve, nga ora 19:00 deri në 07:00;
10. Fshatrat Leshan, Tërrnje, Nepërbisht, nga ora 07:00 deri në 13:00.
11. Fshati Sopijë, nga ora 13:00 deri në 18:30;
12. Fshati Mushtisht (Lagjeja e Shaljanve dhe pjesa e poshtme e fshatit nga qendra), nga ora 13:00 deri në 18:30;
13. Dobërdelan, nga ora 18:00 deri në 08:00.