Suharekë, goditi një femër me veturë, dërgohet në Emergjencë

18.02.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, në vendkalim për këmbësor godet viktimën femër kosovare, me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:08 në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Viktima është dërguar në Emergjencën e Suharekës […]

Suharekë, goditi një femër me veturë, dërgohet në Emergjencë Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, në vendkalim për këmbësor godet viktimën femër kosovare, me ç’rast i shkakton lëndime trupore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:08 në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Suharekës dhe pas pranimimit të tretmanit mjekësor lirohet.

“Rr. Brigada 123, Suharekë 17.02.2022. I dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, në vendkalim për këmbësor godet viktimën femër kosovare, me ç ‘rast i shkakton lëndime trupore. Viktima dërgohet në Emergjencën e Suharekës dhe pas pranim te tretmanit mjekësor lirohet”, thuhet në raportin e policisë.