Suharekë, gjatë 2021’s 20 raste të falsifikimit të parasë, mbi 80 vjedhje, 266 plane operative nga policia…

18.02.2022

Komandanti Sylaj në raportin për vitin 2021, ka thënë se kanë qenë 574 vepra. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe kohore kanë qenë 65 raste të dhunës në familje, ndërsa 45 raste të tilla kanë qenë në vitin 2020, kurse falsifikim i parave 6 raste në 2020 dhe 20 raste në 2021. Po ashtu, ai ka […]

Suharekë, gjatë 2021’s 20 raste të falsifikimit të parasë, mbi 80 vjedhje, 266 plane operative nga policia… Foto: Ilustrim

Komandanti Sylaj në raportin për vitin 2021, ka thënë se kanë qenë 574 vepra.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe kohore kanë qenë 65 raste të dhunës në familje, ndërsa 45 raste të tilla kanë qenë në vitin 2020, kurse falsifikim i parave 6 raste në 2020 dhe 20 raste në 2021.

Po ashtu, ai ka theksuar se në 2021-ën kanë qenë 84 raste të vjedhjes, 17 raste vjedhje në tentativë, 73 raste të asgjësimit të pasurisë.

Ndërkaq, komandanti Afrim Sylaj ka thënë se zjarrvënie ka rreth 50% më shumë raste, mashtrim rreth 46% raste më pak, kurse aksidente trafiku një rast me fatalitet këtë vit, 209 aksidente trafiku me dëme materiale, rreth 74% rritje të realizimit të urdhrave të gjykatës, tiketa të shqiptuara 6.5% më shumë, tiketa në bazë të ligji anti-COVID 4,588.

Nga 77 plane operative që kanë qenë, komandanti Sylaj ka shtuar se janë realizuar 266 plane operative nga policia në Suharekë.

2,275 patrullime me vetura, pika të kontrollit 2% më shumë në këtë periudhë kohore, kurse 26 armë të konfiskuara, 385 municione të konfiskuara ose 28% më shumë.

Gjithashtu, ai ka thënë se kanë qenë 249 viziata në shkolla, 102 kontakte me gjykata, 89 takime me zyrtarë të Kuvendit Komunal, 62 kontakte me QPS, 38 takime me përfaqësues të bizneseve, 105 takime me përfaqësues të klubeve sportive.

Në fund, komandanti i stacionit policor në Suharekë ka shtuar se do të vazhdojnë me ofrimin e sigurisë dhe se të jenë sa më pranë qytetarëve.