Suharekë, formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve nga breshëri në bujqësi

31.05.2022

Gjatë ditës së shtunë qytetarët vazhdimisht kanë raportuar për reshje të breshërit por jo dëme të theksuara. Për tu njoftuar për së afërmi për dëmet eventuale në kulturat bujqësore, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Ardian Kotorri, kanë vizituar të dielën bujqit në fshatin Nëpërbisht. Drejtori i Bujqësisë, […]

Suharekë, formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve nga breshëri në bujqësi Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së shtunë qytetarët vazhdimisht kanë raportuar për reshje të breshërit por jo dëme të theksuara.

Për tu njoftuar për së afërmi për dëmet eventuale në kulturat bujqësore, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Ardian Kotorri, kanë vizituar të dielën bujqit në fshatin Nëpërbisht.

Drejtori i Bujqësisë, Ardian Kotorri një një prononcim për SuharekaOnline kishte thënë se ditëve në vazhdim do të formohet një komision profesional, i cili do të bëjë vlerësimin e dëmeve të breshërit në tërë territorin e Komunës së Suharekës.

Gjatë ditës së sotme nga zyra e kryetarit të komunës kanë njoftuar se është formuar komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në bujqësi me datë 28.05.2022.

Në krye të komisionit për vlerësim të dëmeve është emëruar Hajrush Suka, kurse anëtar janë emëruar Shaqir Kryeziu dhe Mehdi Buqa.

Detyrat e këtij omisioni janë që të dalin në teren dhe të bëjë verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në kulturat bujqësore dhe sera, ndodhur me datë 28.05.2022 dhe të përgatitin raportin për Drejtorinë e Bujqësisë, Zhvillim Rural dhe Pylltari.

Ndryshe në vitin e kaluar dëmet e shkaktuara në Komunën e Suharekës nga reshjet atmosferike dhe vërshimet kanë kaluar vlerën prej 1 milion euro.

D.