Suharekë, fillon vaksinimi kundër gripit sezonal – mund t’i merrni në këto Qendra

31.10.2022

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ka filluar procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal. “Njoftohën të gjithë banorët e komunës së Suharekës së QKMF ”Rexhep Kuçi” në Suharekë, ka filluar me vaksinim kundër gripit sezonal”, thuhet në njoftimin e QKMF-së. Po ashtu, nga […]

Suharekë, fillon vaksinimi kundër gripit sezonal – mund t’i merrni në këto Qendra Foto: Ilustrim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ka filluar procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal.

“Njoftohën të gjithë banorët e komunës së Suharekës së QKMF ”Rexhep Kuçi” në Suharekë, ka filluar me vaksinim kundër gripit sezonal”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.

Po ashtu, nga QKMF e Suharekës kanë shtuar se që të jenë më afër qytetarëve e për të ofruar shërbimin e vaksinimit, ato mund ti merrni në Qendrat ku kryhet vaksinimi i rregullt sipas rajoneve:

– QKMF”Rexhep Kuçi” – Suharekë;
– QMF Studençan;
– QMF Duhël;
– QMF Bukosh;
– QMF Mushtisht;
– QMF Mohlan;
– QMF Gjinoc;
– AMF Sopijë.

Vaksinimi kryhet çdo ditë punë e Hënë-Premte nga ora 08:00 deri në 16:00.