Suharekë, dy persona zihen në flagrancë duke vjedhur pyllin

18.08.2021

Një rast i vjedhjes së pyllit është raportuar të ketë ndodhur në Suharekë, ku dy persona janë zënë në flagrancë duke prerë dru. Me të parë rastin roja e parkut kombëtar ka kërkuar nga të dyshuarit që traktorin me dru ta shoqërojnë deri në stacionin policor, mirëpo të njëjtit kanë ikur në drejtim të pa […]

Suharekë, dy persona zihen në flagrancë duke vjedhur pyllin Foto: A civic worker cuts the branches of a tree uprooted by cyclone Nisarga after its landfall in India's western coast on the United Nations' World Environment Day in Mumbai on June 5, 2020. (Photo by Indranil MUKHERJEE / AFP) (Photo by INDRANIL MUKHERJEE/AFP via Getty Images)

Një rast i vjedhjes së pyllit është raportuar të ketë ndodhur në Suharekë, ku dy persona janë zënë në flagrancë duke prerë dru.

Me të parë rastin roja e parkut kombëtar ka kërkuar nga të dyshuarit që traktorin me dru ta shoqërojnë deri në stacionin policor, mirëpo të njëjtit kanë ikur në drejtim të pa njohur.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:30, ku pasi që janë informuar për rastin njësitet policor dhe teknikët e pyllit kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave të deritanishme bëhet e ditur se vlera e dëmit është rreth 20 metër kub dru.

“Ankuesi mashkull kosovar roje e parkut kombëtar ka raportuar se gjatë kontrollimit të terrenit ka hasur në dy persona duke prerë dru, të cilët i ka kërkuar që traktori me dru ta drejton deri në Stacion policor. Fillimit të dyshuarit janë bindur mirëpo, më pas të dyshuarit kanë lëshuar rimorkion duke i rrezikuar rojet e pyllit dhe janë larguar ne drejtim tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe tekniket e pyllit të cilët kanë vlerësuar dëmin (rreth 20m3 dru). Rasti nen hetime”, bënë të ditur Policia e Kosovës.