Suharekë, drejtoria e Bujqësisë hap thirrjen për subvencionim të fermerëve me mekanizëm bujqësor

12.09.2022

Komuna e Suharekës ka njoftuar fermerët se Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2022, ka paraparë që të bëjë subvencionimin e fermerëve përmes furnizimit me mekanizëm bujqësor. Sektorët të cilët do të përkrahen përmes kësaj thirrje janë: 1. Pemëtaria;2. Vreshtaria;3. Lavërtaria;4. Perimekultura. Kriteret e […]

Suharekë, drejtoria e Bujqësisë hap thirrjen për subvencionim të fermerëve me mekanizëm bujqësor Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar fermerët se Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2022, ka paraparë që të bëjë subvencionimin e fermerëve përmes furnizimit me mekanizëm bujqësor.

Sektorët të cilët do të përkrahen përmes kësaj thirrje janë:

1. Pemëtaria;
2. Vreshtaria;
3. Lavërtaria;
4. Perimekultura.

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë fermerët për përfitimin e subvencionit janë:
– Të jenë banor të Komunës së Suharekës;
– Të jetë fermer i regjistruar (NIF);
– Të jetë i gatshëm / e gatshme të nënshkruaj kontratë me kushtet e Komunës;
– Të posedojnë tokë bujqësore në pronësi apo të marrë me qera;
– Të mos jetë përfitues i mekanizmit bujqësor në dy vitet e fundit;
– Përfituesit e viteve të kaluara do të jenë të ranguar në shkallën e dytë;
– Fermeri ka të drejtë të aplikoj vetëm për njërin nga mekanizmat bujqësor.