Suharekë, drejtoria e Bujqësisë fton fermerët të aplikojnë për ndërtimin e serave

01.06.2022

DBZhRP ka ftuar fermerët e Komunës së Suharekës që të aplikojnë në projektin “Ndërtimi i Serave” në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2022. Kjo drejtori ka paraparë që të bëjë ndërtimin e serave me participim për kultivuesit e perimeve. Të drejtën për aplikim e kanë të gjithë fermerët e Komunës së […]

Suharekë, drejtoria e Bujqësisë fton fermerët të aplikojnë për ndërtimin e serave Foto: Ilustrim

DBZhRP ka ftuar fermerët e Komunës së Suharekës që të aplikojnë në projektin “Ndërtimi i Serave” në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2022.

Kjo drejtori ka paraparë që të bëjë ndërtimin e serave me participim për kultivuesit e perimeve.

Të drejtën për aplikim e kanë të gjithë fermerët e Komunës së Suharekës që i përmbushin kriteret e parapara si:

– Të jetë (fermer ose fermere) – kultivues i perimeve;
– Të jetë i gatshëm – e gatshme të nënshkruaj marrëveshjen me kushtetet e përcaktuara nga Komuna e Suharekës;
– Të jetë i gatshëm të kryej participimin prej 20%;
– Të posedojnë tokë bujqësore së paku 0.50 ha;
– Toka ku do të ngritet sera të jetë e përshtatshme për kultivimin e perimeve, të ketë ujë të siguruar për ujitje dhe pjerrtësia e parcelës mos të jetë mbi 3%;
– Përfituesit e viteve të kaluara do të jetë të ranguar në shkallën e dytë.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

– Kopja e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
– Lista poseduese e tokës – certifikata e pronësisë;
– Kopja e planit të parcelës ku do të vendoset sera;
– Dëshminë mbi pagesën e tatimit në pronë.

Participimi i fermerëve përfitues të serave do të bëhet duke bërë pagesën e 20% të vlerës së përgjithshme të serës në llogari të Komunës së Suharekës, ndërsa pjesa tjetër e vlerës apo 80% nga shuma e përgjithshme financohet nga Komuna e Suharekës.

Sera do të monitorohet për 4 vite, ku çdo keqpërdorim i saj do të sanskionohet nga gjykata.

Aplikimin fermerët mund ta bëjnë në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari. Afati i aplikimit fillon prej datës 01.06.2022 deri me datën 14.06.2022.

thirrja