Suharekë, dështon për të katërtën herë seanca në rastin ku BKS po kërkon rimbursim dëmi

06.12.2021

Gjykatësi Shaban Zeqiraj njoftoi se i padituri R.A është ftuar nga ana e gjykatës, mirëpo i njëjti nuk e ka pranuar ftesën personalisht, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas zyrtarëve të PTK-së, ftesa i është lënë në shtëpi e pafirmosur nga paditësi R.A. Në këto rrethana, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, […]

Suharekë, dështon për të katërtën herë seanca në rastin ku BKS po kërkon rimbursim dëmi Foto: Ilustrim

Gjykatësi Shaban Zeqiraj njoftoi se i padituri R.A është ftuar nga ana e gjykatës, mirëpo i njëjti nuk e ka pranuar ftesën personalisht, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas zyrtarëve të PTK-së, ftesa i është lënë në shtëpi e pafirmosur nga paditësi R.A.

Në këto rrethana, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Zeqiraj ka shtyrë seancën e sotme për 18 janar 2022.

Në këtë seancë ka qenë e pranishme e autorizuara e paditëses BKS, Blerina Pacolli.

Sipas padisë, i padituri R.A më 8 korrik 2012, në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, ka aksidentuar automjetin ‘IMT Traktor”, ashtu që të dëmtuarit A.K, i ka shkaktuar dëm material dhe jomaterial.

Byroja Kosovare e Sigurimit ka kompensuar të dëmtuarin A.K, pasi që vozitësi R.A ishte pa mbulesë siguruese, andaj tani po kërkon nga i padituri R.A që i njëjti t’ia rimbursojë shumën në vlerë prej 536 euro, kamatën si dhe shpenzimet gjyqësore, të gjitha këto në afatin prej 15 ditësh nga plotëfuqishmëria e këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit të dhunshëm. /BetimipërDrejtësi