Suharekë: Gjendja e sigurisë e qetë dhe stabile, 4 vjedhje, 5 të arrestuar dhe 1 aksident trafiku

13.02.2020

Në takimin e mbajtur të rregullt të Sigurisë Lokale që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka i ka përshëndetur të pranishmit si dhe e ka uruar Komandantin e ri të Stacionit Policor në Suharekë për detyrën e re. Nënkryetarja, ka vazhduar me njoftimin për aktivitetet e javës që po e lëm pas si […]

Suharekë: Gjendja e sigurisë e qetë dhe stabile, 4 vjedhje, 5 të arrestuar dhe 1 aksident trafiku Foto: Ilustrim

Në takimin e mbajtur të rregullt të Sigurisë Lokale që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka i ka përshëndetur të pranishmit si dhe e ka uruar Komandantin e ri të Stacionit Policor në Suharekë për detyrën e re.

Nënkryetarja, ka vazhduar me njoftimin për aktivitetet e javës që po e lëm pas si dhe me ato aktivitete që do të ndodhin ditëve në vijim.

Ajo, ka veçuar disa takime dhe aktivitete që kanë ndodhur si: Vizitën zyrtare të kryetarit Muharremaj në Çeki, vizita e Ambasadorit turk në Komunë, takimi me USAID-in, nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim në mes të Komunës dhe UPz, takimi i KKSB-së si dhe ka njoftuar për përgatitjet e Ditës së Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt.

Ndërsa për gjendjen e sigurisë ka raportuar Komandanti i ri në Stacionin Policor në Suharekës, i cili u emërua në javën e kaluar, kapiten Afrim Sylaj, i cili tha se gjatë javës kanë ndodhur këto raste: 5 persona të arrestuar, 4 vjedhje, 1 lëndim trupor, 1 uzurpim prone, 1 bastisje, 1 konfiskim arme dhe 1 aksident trafiku.

Nga OSBE-ja, u njoftua se nga fillimi i muajit Mars, do të fillojnë me implementimin e projekteve.

Dhe në fund ka raportuar përfaqësuesi I KFOR-LMT, i cili ka thënë se janë duke punuar në angazhimet e tyre zyrtare si dhe janë duke e shpërndarë revistën “For You”, nëpër shkolla.