Suharekë, brenda dy jave 3 vjedhje, 15 aksidente, një vetvrasje, një kanosje…

22.07.2021

Anëtarët e Koordinimit lokal për siguri kanë mbajtur sot kalimin e radhës. Kryesuesja e takimit, Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, fillimisht ka bërë të ditur se me COVID-19 fatmirësisht më nuk ka asnjë rast në Komunën tonë, ndërsa vaksinimi i qytetarëve po vazhdon. Deri tash janë vaksinuar 12.721 persona. Më pastaj nënkryetarja Suka ka fol për aktivitetet […]

Suharekë, brenda dy jave 3 vjedhje, 15 aksidente, një vetvrasje, një kanosje… Foto: Ilustrim

Anëtarët e Koordinimit lokal për siguri kanë mbajtur sot kalimin e radhës. Kryesuesja e takimit, Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, fillimisht ka bërë të ditur se me COVID-19 fatmirësisht më nuk ka asnjë rast në Komunën tonë, ndërsa vaksinimi i qytetarëve po vazhdon.

Deri tash janë vaksinuar 12.721 persona. Më pastaj nënkryetarja Suka ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë tri javëve duke radhitur të gjitha ngjarjet, me theks të posaçëm ka fol për përgatitjet rreth pritjes së mërgimtarëve dhe rreth vizitës së Ministres së Punëve të jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla.

Nënkryetarja Suka ka folur edhe për përmirësimin e kushteve në sektorin e shëndetësisë, përkatësisht në repartin e gjinekologjisë, si dhe për aktivitetet dhe kujdesin ndaj fermerëve.

Kurse komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, ka shtuar se janë: 3 vjedhje, 1 kanosje, 15 aksidente në trafik, 1 lëndim aksidental, 1 vetvrasje, 1 tentim vetvrasje, 1 lëndim trupor, 1 shantazhë, 1 sulm, 1 dëmtim prone dhe 1 zjarrëvënje.

Ndërsa janë shqiptuar  609 tiketa në trafik ku janë konfiskuar shumë patentë shofer. Ai gjithashtu ka thënë se janë në zbatim të planit operativ që ka të bëjë me parandalimin e vjedhjeve.