Suharekë, bie numri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara të cilat marrin asistencë sociale

27.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit tetor të këtij vit nga kjo skemë kanë […]

Suharekë, bie numri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara të cilat marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit tetor të këtij vit nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 2.921 familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.

Ndërsa, në bazë të të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline në Komunën e Suharekës rezulton se ka shënuar rënie numri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara që marrin pension të kësaj kategorie.

Në bazë të statistikave rezulton se në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Komunën e Suharekës janë regjistruar 72 familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara të cilat kanë përfituar pension nga shteti.

Në muajin nëntor të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar  75 familje që përfitojnë pensione nga kjo skemë, e që kjo shifër ishte rekorde për vitin paraprak.

Muaji, viti 2022Nr. i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (1-18 vjeç)
Janar58
Shkurt57
Mars70
Prill69
Maj68
Qershor66
Korrik70
Gusht71
Shtator71
Tetor71
Nëntor75
Dhjetor72
Burimi: ASK