Suharekë, asnjë fletëvotim i pavlefshëm dhe i zbrazët nga diaspora për zgjedhjet për kryetar

30.10.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat. Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, […]

Suharekë, asnjë fletëvotim i pavlefshëm dhe i zbrazët nga diaspora për zgjedhjet për kryetar Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat.

Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Në këto rezultatet janë përfshirë edhe votat e diasporës, ku Komuna e Suharekës prin për nga numri i këtyre votave të mërgimtarëve.

Ku ditë më parë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një pergjigje për SuharekaOnline ka bërë të ditur se nga votat e diasporës për Komunën e Suharekës janë aprovuar 1280 fletëvotime.

SuharekaOnline ka siguruar statistika për të gjitha pakot e votave të diasporës për Suharekën, statistika këto sa i përket fletëvotimeve, të pavlefshme, fletëvotime të zbrazëta, totali i fletëvotimeve të vlefshme.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se asnjë fletëvotim nuk ka qenë i zbrazët apo i pavlefshëm për Komunën e Suharekës.

SuharekëFletëvotime të zbrazëtaFletëvotime të pavlefshmeTotali i fletëvotimeve të vlefshmeTotal
BM124/007//172180
BM124/006//116120
BM124/004//181183
BM124/005//173184
BM124/001//198205
BM124/003//199209
BM124/002//187198