Suharekë, arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në burgun e Dubravës

03.01.2022

Së fundmi Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në Suharekë. Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar është kryer dje rreth orës 01:20 në rrugën Brigada 123 në Suharekë, arrestim ky në bazë të urdhëresës së Gjykatës. I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. “Rr. […]

Suharekë, arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në burgun e Dubravës Foto: © Hallka Marketing Agency

Së fundmi Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në Suharekë.

Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar është kryer dje rreth orës 01:20 në rrugën Brigada 123 në Suharekë, arrestim ky në bazë të urdhëresës së Gjykatës.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

“Rr. Brigada 123, Suharekë 02.01.2022. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës”, bënë të ditur Policia e Kosovës.