Suharekë, arrestohet një person, kishte vjedhur telefona e para të gatshme

30.12.2021

Sipas policisë, një person ka  hyrë me forcë në lokale të ndryshme, ka vjedhur 4 telefona, para të gatshme kartëmonedha dhe monedha metalike. I njëjti është kapur dhe është dërguar në mbajtje. “Rr. Brigada-123, Suharekë 28.12.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti duke hyrë me forcë në […]

Suharekë, arrestohet një person, kishte vjedhur telefona e para të gatshme Foto: © Hallka Marketing Agency

Sipas policisë, një person ka  hyrë me forcë në lokale të ndryshme, ka vjedhur 4 telefona, para të gatshme kartëmonedha dhe monedha metalike.

I njëjti është kapur dhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Brigada-123, Suharekë 28.12.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti duke hyrë me forcë në lokale të ndryshme, ka vjedhur disa telefona (4) të ndryshëm, para të gatshme kartëmonedha dhe monedha metalike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.