Suharekë, arrestohet një person i kërkuar nga policia – dërgohet në vuajtje të dënimit
- 12.01.2023

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë apo mos të vuaj dënimin e caktuar.
Së fundmi një person të tillë e ka arrestuar Policia e Kosovës në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar raportohet se është kryer dje rreth orës 03:30, arrestim ky në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
I kërkuari mashkull kosovar pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
“Suharekë 11.01.2023 – 03:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Lipjanit.” thuhet në njoftimin e policisë.