Suharekë, arrestohen dy të mitur për vjedhje e grabitje të parave

21.01.2022

Me anë të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar dy të mitur për këto raste. Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një market në rrugën “Hajdin Berisha” në Suharekë, ku i dyshuari mashkull kosovar, i moshës së mitur kishte vjedhur 200 euro, pronë e viktimës mashkull kosovar. […]

Suharekë, arrestohen dy të mitur për vjedhje e grabitje të parave Foto: Ilustrim

Me anë të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar dy të mitur për këto raste.

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një market në rrugën “Hajdin Berisha” në Suharekë, ku i dyshuari mashkull kosovar, i moshës së mitur kishte vjedhur 200 euro, pronë e viktimës mashkull kosovar.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i mitur, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, një rast i grabitjes ka ndodhur më 19 janar në Suharekë, ku i dyshuari mashkull kosovar, i moshës së mitur, duke përdorur forcë i ka marrë dhunshëm 15 euro viktimës mashkull kosovar.

Lidhur me rastin, Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i mitur, i cili e ka pranuar se duke përdorur forcë i ka marrë dhunshëm 15 euro viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.