Suharekë, agjenda e aktiviteve të “FESTARI 2022”

19.09.2022

Nga data 19 shtator në Suharekë fillon Festivali i Kulturës dhe i Verës, i njohur me emrin “Festari”. Festivali organizohet për çdo vit dhe këtë vit mbahet edicioni i 21-të, që është festë e të rinjve dhe e vjeljes së rrushit. Ky festival është festë e rinisë, ngase bartës të projektit janë të rinjtë e […]

Suharekë, agjenda e aktiviteve të “FESTARI 2022” Foto: Ilustrim

Nga data 19 shtator në Suharekë fillon Festivali i Kulturës dhe i Verës, i njohur me emrin “Festari”.

Festivali organizohet për çdo vit dhe këtë vit mbahet edicioni i 21-të, që është festë e të rinjve dhe e vjeljes së rrushit.

Ky festival është festë e rinisë, ngase bartës të projektit janë të rinjtë e kësaj komune, ndërsa “Festari” nga suharekasit cilësohet edhe si festë e artë, sepse gjatë kësaj feste krijohen vlera të reja shpirtërore, humane, artistike e sportive.

Edhe këtë vit “Festari” do të ketë një program të pasur dhe gjithëpërfshirës. Ky festival tashmë është tradicional dhe realizohet në javët e fundit të muajit shtator.

Rrushi dhe përpunimi i verës është karakteristikë mijëvjeçare e trevës së Suharekës, andaj edhe “Festari” përkon me gëzimin e vjeljes së rrushit dhe të përpunimit të verës. Festivali i kulturës dhe i verës “Festari” do të nisë më 19 shtator dhe do të përfundojë më 25 shtator 2022.

Më poshtë mund të gjeni agjendën e plotë të Festariy.