Suharekë, afër 65 mijë doza të administruara të vaksinës anti-COVID

18.03.2022

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot në nivel vendi Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga data 7 prill të vitit të kaluar kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 64 mijë e 977 […]

Suharekë, afër 65 mijë doza të administruara të vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot në nivel vendi Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga data 7 prill të vitit të kaluar kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 64 mijë e 977 doza të vaksinës anti-COVID.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 818 mijë e 721 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndërkaq, 818 mijë 890 persona janë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19, pra me dy dozat.

Deri më sot janë dhënë 98 mijë e 881 doza përforëcuese apo doza të treta të vaksines kundër COVID-19.